July 3, 2022
Portali Shprehja

Siria do të bëhet vendi i parë që do të njeh pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut nga Ukraina

Presidenti sirian, Bashar al-Assad raportohet se bëri thirrje për njohjen zyrtare të “republikave” separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore të mbështetura nga Rusia si të pavarura nga Kievi.

Tact Watches

Sipas kanalit në Telegram të Republikës Popullore të Donetskut (DPR), Assad u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të DPR, Natalia Nikonorova dhe shprehu mbështetjen për luftën e Rusisë kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO.

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë vuri në dukje gatishmërinë e shtetit për të njohur Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk”, tha ministria e DPR, raporton foxnews.

Grupi pretendoi se Assad njoftoi “fillimin zyrtar të procedurës së njohjes dhe vuri në dukje se Ministria e Punëve të Jashtme [Republika Arabe Siriane] do të merrte menjëherë udhëzimet përkatëse nga ai”.

Presidenti rus, Vladimir Putin filloi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë në muajin shkurt, vetëm tre ditë pasi ai njohu “pavarësinë” e rajoneve separatiste.

Megjithëse Assad mbështeti pushtimin e Putinit në Ukrainë si një “korrigjim të historisë” dhe një “ribalancim ndaj botës” pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Siria ishte një nga vetëm pesë vendet, përfshirë Rusinë, që kundërshtoi një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënonte pushtimin e paligjshëm të Moskës.

.

Të Ngjajshme

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

U zgjuat në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri? Ju duhet të bëni vetëm një gjë

Leave a Comment