April 17, 2021
Portali Shprehja

Situata me Covid-19 është jashtëzakonisht serioze, duhen masa shtesë, thonë nga Oda e Mjekëve

Komisioni për Sëmundje Infektive duhet seriozisht të shqyrtojë futjen e masave shtesë restriktive si dhe të protokolleve, sepse gjendemi në fazë jashtëzakonisht të kritike, nga e cila mund të dalim vetëm nëse të gjithë fillojmë të veprojmë me përgjegjësi dhe të respektojmë masat e mbrojtjes, thonë nga Oda e Mjekëve, transmeton Alsat.

“Ne duhet të kuptojmë se secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku, përmes veprimeve tona, mund të ndikojmë ndjeshëm në uljen e numrit të të infektuarve dhe kështu të mbrojmë veten, familjet tona, miqtë, kolegët dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Duke zbatuar vazhdimisht masat e mbrojtjes, ne mund të parandalojmë përhapjen e virusit” thonë nga Oda e Mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve theksojnë se si profesionistë të shëndetit, janë në dijeni se këto masa janë jashtëzakonisht jopopullore, por besojnë se janë në interes të qëndrueshmërisë së kapaciteteve spitalore dhe se futja e tyre është më se e nevojshme.

“Vetëm me një qasje holistike dhe duke marrë parasysh të gjithë faktorët dhe me një reagim të shpejtë në të gjitha fushat mund të luftojmë plotësisht virusin” theksojnë nha Oda e Mjekëve.

Oda e Mjekëve tregon se të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se vala e tretë e virusit po fiton vrull dhe se tashmë po regjistrohen mbi 1000 pacientë të rinj në ditë, ndërsa nga 1 marsi, kur janë regjistruar 8,369 raste aktive, deri më sot ky numri është rritur në12,819 pacientë.

.

Të Ngjajshme

Në gjoksin e Iles rrah zemra e Vericës, kirurgët shpëtuan tre jetë

admin

Regjistrohen 31 viktima dhe 824 raste të reja me Covid-19

admin

Ligji për Shtetësi, opozita shqiptare përgatit ndryshimet

admin

Leave a Comment