February 2, 2023
Portali Shprehja

Situata në Veri temë diskutimi mes dy diplomatëve amerikanë në Bruksel

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, ka vlerësuar emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në përpjekjet e tij për paqen dhe stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre.

Temë diskutimi mes tyre ishte situata në Veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për paqen dhe prosperitetin mes Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar ajo ndër tjerash në Twitter.

Escobar të hënën bashkë me Miroslav Lajçak kanë takuar ne selinë e NATO’s zëvendëssekretarin të Përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike Mircea Geoana.

Të Ngjajshme

U kap brenda “shtëpisë së barit”, 19 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Angli

admin

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Leave a Comment