September 29, 2022
Portali Shprehja

SIUUUUUUUU! Më në fund zhbllokohet Cristiano Ronaldo (Pamjet)

Është dashur të priten tetë ndeshje për të parë golin e parë të Cristiano Ronaldo-s në këtë sezon. Një gol që ka ardhur në një kompeticion të pazakontë për të: Europa League.

Manchester United po luan dhe fiton 2-0 në fushën e Sheriff Tiraspol, një ndeshje që është e vlefshme për javën e dytë të Grupit E të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të UEFA-s.

Anglezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 17-të falë një goli të bukur të realizuar nga Jadon Sancho dhe kanë dyfishuar avantazhin në fundin e 45 minutave të para.

Në minutën e 39-të, në fakt, Cristiano Ronaldo është zhbllokuar dhe ka shënuar golin e tij të parë në këtë sezon pas tetë ndeshjesh të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Kampioni portugez është treguar i saktë nga 11 metrat, pas penalltisë së fituar nga Dalot për një faull të pësuar në zonën e rreptësisë.

GOLI I CRISTIANO RONALDO – VIDEO

.

Të Ngjajshme

Juventus-Inter pakt? Vizita e Andrea Agnellit te selia e Steven Zhang: ja për çfarë folën!

admin

“Jemi njerëz të sëmurë dhe të vegjël” Familja e Ronaldos reagon ndaj Portugalisë!

admin

Thotë mjaft dhe e lë futbollin në moshën 35-vjeçare: kampion evropian me Chelsean e Di Matteos

admin

Leave a Comment