November 28, 2022
Portali Shprehja

S’ka fisha për diabetikët e moshuar/ Personat mbi 65 vjeç nuk përfitojnë. Duhen çdo ditë matje të shpeshta

Sëmundja e diabetit po shndërrohet si një epidemi, pasi çdo vit ka rreth 4 mijë pacientë të rinj.

Por me pagat dhe pensionet që janë në Shqipëri, jetesa për një pacient me diabet është shumë e vështirë.

Ata që janë me insulina duhet të masin gliceminë në gjak disa herë në ditë.

“Jam diebatike, po një fishë kushton 500 lekë të vjetra, duhet ta mas në mëngjes para buke, pas buke. E mas vetëm një herë në javë. Nuk me del pensioni, marr vetëm 240 mijë lekë. Ça mund të bëj më para?”- shprehet qytetarja e shqetësuar.

Shifrat e pacientëve me diabet po  shtohen çdo ditë, aq sa çdo vit po preken 60 fëmijë të vegjël. Deri në 18 vjeç ata i marrin falas fishat për të matur gliceminë. Ka një premtim edhe për moshat 65 vjeç e lart gjatë vitit 2023 .

“Kjo sëmundje kërkon shumë fonde, sa më shumë pacientë të shtohen, aq shumë fonde duhen, dalin trajtime të reja”- shprehet kryetari i shoqatës së diabetit, Florion Toti.

Diabeti është i lidhur me një sërë sëmundjesh të tjera. Nëse nuk trajtohet siç duhet komplikon probleme të zemrës dhe të veshkave .


Top Channel

Të Ngjajshme

Vitaminat për zemrën, 6 mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit

admin

Studimi i fundit: Alternativat me risk të reduktuar mundësojnë përmirësimin e shëndetit të zemrës

admin

5 shenja që tregojnë se po kaloni shumë kohë para ekraneve të paisjeve elektronike

admin

Leave a Comment