14.1 C
Skopje
July 15, 2019
Offside

S’ka më dilema, De Ligt nuk udhëton me Ajaksin

Tact

Mbrojtësi i Ajaksit, Matijs de Ligt, nuk do të udhëtojë me skuadrën në Austri. Mbrojtësi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për fazën përgatitore, pasi Ajaks dhe Juventus po planifikojnë të mbyllin marrëveshjen brenda pak orësh.

Klubi i Juventusit është në kontakt të vazhdueshëm me Ajaksin për të gjetur marrëveshjen përfundimtare mbi koston e mbrojtësit 19-vjeçar. Në Holandë, ata sigurojnë që marrëveshja tashmë është gjetur, por në Itali, për momentin palët janë më të kujdesshme.

Juventusi dje ka ngritur ofertën në 67 milionë euro plus bonuse. Fabio Paratiçi dëshiron të mbyllë marrëveshjen së shpejti për t’i dhënë Sarrit mbrojtësin e ri. Marrëveshja midis lojtarit dhe Juventusit në fakt është gjetur tashmë. Kontratë pesëvjeçare, 12 milionë plus bonuse dhe një klauzolë prej 150 milionë euro. De Ligt mbetet në Holandë, duke pritur një telefonatë për të udhëtuar për në Torino dhe për të kryer vizitat mjekësore.

 

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Rizespori zbulon një goleador, ofertë për pasuesin e Muriqit

shprehja

E ardhmja e Eriksen, Poçetino kapet “mat” nga gazetarja

shprehja

VIDEO |  Senegali në finale, Tunizia “vetëvritet”

shprehja