September 25, 2022
Portali Shprehja

S’ka ndonjë rrezik që i kanoset Maqedonisë. “Blerja e sistemit modern kundërajror është obligim strategjik”

Për momentin nuk ka kërcënim për ndonjë sulm ndaj vendit tonë, por investimet në mbrojtje, siç është blerja nga Franca e sistemit modern të mbrojtjes ajrore, janë pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe e planifikimit afatgjatë, thotë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, duke shtuar se ndërrimi i sistemit kundërajror është një nga obligimet dhe projekt që ka filluar para disa vitesh.

“Sa i përket seancës së Komisionit që e kishim të premte, bëhet fjalë për finalizimin e kontratës, e cila prej disa vitesh vijon procedurën e negociatave me prodhues të ndryshëm, ekzaminimin e pajisjeve të ofruara nga një ekip ekspertësh nga Ushtria dhe atë që u prezantua dhe ajo që të premten u prezantua para Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë, është praktikisht dokumenti përfundimtar”, tha Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Petrovska zbuloi se vlera totale e marrëveshjes është 66 milionë euro, të cilat do të paguhen në 4 vitet e ardhme, kjo për t’ju iku edhe komplikimeve financiare. Ministrja këto i tha pas takimit që kishte me drejtorin për komunikime në komandën e operacioneve aleate në NATO-s, Xhej Xhanzen, pasi në ditët në vijim Maqedonisë i është besuar organizimi i Konferencës më të madhe të Komunikuesve në Aleancë.

“Kemi luftë në Ukrainë, pushtim të Rusisë në atë shtet dhe po e shohim se si komunikimi po përdoret si armë. Njëkohësisht e shohim komunikimin që përdoret kundër nesh në shtete aleate, shohim informacione false dhe dezinformata dhe së bashku ne duhet të diskutojmë, të bashkëpunojmë, mësojmë, të ndajmë dhe kur jemi të bashkohemi mund t’i tejkalojmë këto gjëra dhe t’i përgënjeshtrojmë ata dhe më e rëndësishmja mund të flasim se çfarë është më e rëndësishme për ne si aleancë”, tha Xhej Xhanzen, drejtor për Komunikime në Komandën e Operacioneve Aleate të NATO.

Konferencës e NATO-s për Komunikues, do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Shkup, ndërsa do të mbledhë më shumë se 300 njerëz nga shtetet aleate.

Të Ngjajshme

Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

admin

Studimi: Të shikuarit TV me fëmijën mund të ndihmojë zhvillimin e tij njohës

Leave a Comment