July 28, 2021
Portali Shprehja

S’ka vaksinim të organizuar të mësimdhënësve

Megjithëse autoritetet shëndetësore bënë thirrje për vaksinim masiv të mësimdhënësve nga fillimi i kësaj jave, në terren nuk vërehet një organizim i tillë as nga drejtoritë e shkollave e as nga Ministria. Në pikën më të madhe të vaksinimit në vend, personeli mjekësor na tha se nuk ka grupe të organizuara të arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme. Sipas tyre, secili vjen individualisht për vaksinim në bazë të terminit të siguruar nga platforma “Termini im.”

Momentalisht nuk kemi udhëzime nga qendra për të zbatuar protokolle të posaçme për mësimdhënësit, megjithatë posa të marrim koordinime nga autoritetet besoj se do t’u vijmë në shërbim kuadrit të arsimtarëve në mënyrë që të gjithë në kohë të vaksinohen – u shpreh Maja Naumovska, Kryqi i Kuq i Maqedonisë.

Prindërit nga ana tjetër iu bëjnë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor me prani fizike.

“Duhet të mendoni për fëmijët, arsimtarë ta dini se dikush duhet t’i mësojë ata nuk mundet më që on-line të mësojnë nga shtëpia dhe duhet të mendojnë për ata mos të bëhen egoistë.”

“Të mbrohen edhe ata duke u vaksinuar sepse punojnë më fëmijë të vegjël. Unë dërgoj në shkollë fëmijën e klasës së parë që është me prani fizike, andaj do të doja të vaksinohen edhe ata.”

Sipas Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë vullneti është i lartë te shumica e kolektivit arsimor, por që disa prej tyre preferojnë të mos vaksinohen. Nga Shoqata kërkojnë që vaksinimi të bëhet sa më masiv.

Arsyeja e kolegëve dhe gjithë profesorëve që punojnë në arsim vullnetarisht jemi vaksinuar me qëllim që të fillojmë në shtator mos të kenë arsye pse nuk jemi të vaksinuar për të mos filluar viti ri shkollor sepse ne pandërprerë kemi kërkuar me prezencë fizike. Prandaj mos të jemi ne pengesë që mos të fillojë procesi edukativo-arsimor- tha Samet Jahiu, Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë.

Ministri Filipçe ritheksoi se nuk mund të detyrojnë askënd për tu vaksinuar, por që edhe fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike do të varet nga situata epidemiologjike në vend deri në fund të gushtit.

Nuk është përfunduar procesi, presim të kryhet për të gjithë arsimtarët për të dalë me numër konkret. Tani vaksinohen mësimdhënësit që duhet të punojnë me prezencë fizike nëse gjithçka shkon mirë deri në shtator a deri më tani kanë mësuar on-line. Ky proces do të përfundoj deri në fund të javës tjetër dhe pastaj do të dimë numrin e saktë – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë një evidencë sesa mësimdhënës janë vaksinuar dhe sa të tjerë kanë shprehur vullnetin për tu vaksinuar gjatë këtyre dy muajve para fillimit të vitit të ri shkollor. As nga Ministria e Arsimit nuk ka ndonjë fushatë për të nxitur mësimdhënësit për vaksinim në mënyrë që nga shtatori të fillohet mësimi me prezencë fizike.

Adnan Qaili

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Leave a Comment