June 18, 2021
Portali Shprehja

S’ka vendim final për shkollën e Bërnjarcës

Komuna e Gazi Babës akoma nuk ka një vendim përfundimtar nëse në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë do të mund të mësojnë edhe 60 fëmijët shqiptarë të këtij fshati të cilët për momentin mësojnë në shkollat e Haraçinës. Nga Komuna e Gazi Babës nuk dhanë asnjë sqarim se deri ku ka arritur kjo procedurë pavarësisht se sot u realizua edhe një takim tjetër në shkollën në fjalë. Drejtori i shkollës në Haraçinë Azem Aki tha se mes tjerash ishte biseduar se kush do të menaxhojë me këtë shkollë periferike.

 Më hollësisht, ne këtu duhet ta definojmë nëse shkolla do të udhëhiqet nga ana jonë ose nga ana e shkollës “Kërste Misirkov”. Ne jemi të gatshëm për gjithçka vetëm se presim marrëveshjen mes kryetarit të komunës së Gazi Babës dhe drejtoreshës së shkollës “Kërste Misirkov”. Ka filluar radhitja e nxënësve nga klasa  e parë deri në klasën e pestë, planifikojmë edhe mundësinë për kombinime, nga ana e shkollës sonë jemi të gatshëm për gjithçka”.

Shkolla fillore periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë të komunës së Gazi Babës çdo ditë mbyllet me dry pasi të përfundojnë mësimin 8 nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Rreth 60 nxënës të tjerë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet ti ndjekin në shkollat e Haraçinës, ku për të arritur bëjnë rrugë në këmbë deri në 3 kilometra. Prindërit e fëmijëve të revoltuar që fëmijët e tyre nuk lejohen të mësojnë në shkollën e fshatit Bërnjarcë, kanë paralajmëruar edhe bojkot nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje.

Melihate Rustemi

.

Të Ngjajshme

Reforma zgjedhore, Andonovski: Nuk priten ndryshime thelbësore të Kodit Zgjedhor

admin

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

admin

Shehu: Listat e hapura në këto zgjedhje, do të jenë një lloj testi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

admin

Leave a Comment