September 25, 2022
Portali Shprehja

Skandal, Turqia kanoset me largim nga Eurobasketi në Tbilisi

Kombëtarja e Gjeorgjisë pas kohës shtesë mundi Turqinë me rezultat 88-83 në sfidën e zhvilluar në Tbilisi në kuadër të Kampionatin Evropian të Basketbollit. Mirëpo kjo përballje solli edhe shumë intenzitet në fushë, por edhe në media.

Fillimisht u përlesheshen Furkan Korkman dhe Duda, pas së cilës trajneri turk Ergin Ataman sulmoi verbalisht arbitrin dhe më pak u përjashtua nga fusha. Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp ka folur ndihmës trajneri në stafin teknik të Turqisë, Hakan Demir, i cili tha se Korkmaz është sulmuar fizikisht nga tre perosna.

“Pas ndeshjes, Korkmaz u sulmua fizikisht nga tre futbollistë gjeorgjianë dhe ata na kërcënuan. Ky është një skandal. Nëse nuk marrim të gjitha pamjet e kamerave të asaj që ndodhi në Tbilisi, do të largohemi nga EuroBasket”, thonë nga kombëtarja turke.

 

Mediat raportojnë edhe për një vjedhje flagrante të kohës në këtë ndeshje. Gjatë incidentit koha zyrtare nuk ë ndaluar dhe mund të vërehet se kjo ka shkuar në dëm të Turqisë.

 

.

Të Ngjajshme

Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

admin

Studimi: Të shikuarit TV me fëmijën mund të ndihmojë zhvillimin e tij njohës

Leave a Comment