12.5 C
Skopje
November 18, 2019
Offside

Skandali/ Nuk e pa as golin kundër Milanit, Kapelo shuplakë Ronaldos: Ka 3 vite që nuk driblon dot

Një skandal i vërtetë erdhi nga Kristiano Ronaldo gjatë përballjes mes Juventusit dhe Milanit. Portugezi e la fushën e lojës në minutën e 56 dhe vendin e tij e mori Dibala, që vendosi edhe fatin e takimit.

Por nëse në rastin e parë ndaj Lokomotivës së Moskës, kishte vetëm acarime, këtë herë portugezi shkoi dhe më tej. Jo vetëm që nuk u ul në stol dhe iku në dhomat e zhveshjes, por u largua nga stadiumi pa u mbyllur ndeshja. Madje as golin e Dibalës kundër Milanit nuk ka arritur që ta shohë.

Kjo është ajo që raportohet nga Italia, me portugezin që jo vetëm që nuk gëzon bashkë me ekipin për triumfin, por nuk i thotë as edhe një “mirupafshim”. E si për të plasur më tepër polemikat, mendon trajneri i njohur Kapelo: “Ronaldo ka tre vite që nuk driblon dot një kundërshtar. Në këtë momente është më mirë Costa dhe Dibala, me gjendjen fizike që bëjnë diferencën. Duhet personalitet për të larguar Ronaldon. Urime Sarrit”, ka thënë Capelo. /Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Të humbasësh punën se fiton 27-0, presidenti shkarkon trajnerin: Të shokuar, kundërshtari respektohet

shprehja

De Biazi pranon një tjetër xhelozi me Rejën, Igli Tare: Është stadiumi më i mirë në Ballkan!

shprehja

Bylisi t’i gëzohet Hidit, portieri në Angli thyen dritat nga pika e bardhë e penalltisë

shprehja