February 1, 2023
Portali Shprehja

S’kemi mbaruar akoma”, Anonymous: Kemi hakuar dokumente konfidenciale të Qeverisë së Serbisë

Rrjeti ndërkombëtar i hakerëve të njohur si “Anonymous”, ka nisur fushatën e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore të Serbisë me hashtagun e përbashkët “OpSerbia” – Operacioni Serbia.

Grupi “Anonymous” njoftoi të mërkurën në rrjetin social Tëitter se kanë hakuar dhjetëra dokumente konfidenciale nga Qeveria e Serbisë.

“Nuk kemi mbaruar akoma me ju, kukulla e Putin-it!”, kanë shkruar ata, duke iu referuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në disa profile të ndryshme, të cilat mbajnë emrin “Anonymous”, ka pasur njoftime për sulme kibernetike ndaj faqes së Ushtrisë të Serbisë, faqes së Vuçiç-it, si dhe faqes së Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe BIA-s.

“Operacioni Serbia”, siç thuhet në një nga profilet e grupit, është një “luftë kibernetike kundër qeverisë serbe”.

Ditë më parë, përmes një video-mesazhi të publikuar në Twitter, ata paralajmëruan se do t’i përgjigjen “shpejt dhe me vendosmëri” Vuçiç-it, nëse nuk ndalet së kërcënuari Kosovën.

“Nëse veprimet e rrezikshme nuk ndalen, ne do të dërgojmë një mesazh të qartë. Populli i Kosovës ka mbështetjen tonë”, thonin hakerët.

Ata theksojnë se konflikti i armatosur po nxitej në veri të Kosovës nga “provokimet e serbëve kriminelë” teksa shtonin se “s’do të qëndrojnë indiferentë ndaj këtij terrori”.

Ndryshe, pas agresionit rus ndaj Ukrainës “Anonymous” i ka shpallur luftë kibernetike edhe Moskës ndërsa deri më tani ka nisur një sërë operacionesh të ngjashme kibernetike kundër Kinës dhe Iranit.

Të Ngjajshme

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Analiza e DW/ Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke

admin

Leave a Comment