November 28, 2022
Portali Shprehja

Skenari i ri në boks, Usyk lë vakant titullin në peshat e rënda?!

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote, mund të nxjerrë vakant titullin e kategorisë IBF (mban edhe titujt e kategorive WBA e WBO). Në rast se kjo gjë ndodh, atëherë për titullin kampion do të duelojnë britaniku Entoni Xhoshua e kroati Filip Hrgovic (15 fitore e asnjë humbje në karrierë).

Xhoshua (24 fitore e 3 humbje) e ka mbajtur dikur titullin e kësaj kategorie (IBF), por e humbi një vit më parë, kur u mund nga Usyk në përballjen e parë mes tyre. Por ukrainasi pritet ta nxjerrë vakant titullin e kësaj kategorie dhe IBF do të urdhëronte Joshua e Hrgovic që të përballeshin mes tyre.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “Daily Mail”, por ende nuk ka asnjë zyrtarizim nga ana e Usyk. Ukrainasi synon të duelojë ndaj Tajson Fjuri (mban titullin e kategorisë WBC), për të unifikuar titujt e këtij Divizioni. Gjithsesi, edhe nëse dorëzon titullin e IBF, boksierët Usyk dhe Fjuri do të duelonin për titujt e tjerë të peshës së rëndë.

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment