14 C
Skopje
November 17, 2019
Informacione Vendi

SMS-ja e Gruevskit për rastin “MONSTRA”: Po i bie që “shiptarkat” mund të ruajnë…

Në seancën e sotme për rastin “Monstra” ka vazhduar leximi i SMS porosive dhe transkriptet nga bisedat telefonike lidhur me vrasjen e pesëfishtë që ka ndodhur në Liqenin e Smillkovës.

Gjykatësi Ognen Stavrev ka lexuar disa SMS porosi nga ish kryeministri Nikolla Gruevski.
“BDI në të gjitha anët po shpërndanë gënjeshtra për veprimin e MPB-së për vrasjen e pesëfishtë. Kjo po i bën dëm të madh shtetit”, thotë Gruevski. Në një tjetër porosi Gruevski shkruan: “Ndonjë organizatë e grave ose KOM-i le t’i replikoj BFI-së. Po i bie se shqiptarkat mund të ruajnë tanke në shtëpi dhe policia nuk mundet asgjë tu bëj ngase janë gra myslimane”, ka shkruar Gruevski me një bashkëbisedues.
Të njëjtin mesazh në disa vende e ridërgon ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e cila ka shtuar: “Është turp këtë që po na e bëjnë këto kafshë”. /SHENJA

Artikuj të ngajshëm

Nesër pritet të fillojë mbajtja e testimit praktik për patentë shofer

shprehja

Autostrada Ohër-Kërçovë i do edhe 180 milionë dollarë

shprehja

Vëzhguesi i Nismës përjashtohet për thyerje të Kodit të Mirësjelljes

shprehja