September 26, 2022
Portali Shprehja

S’ndalen iranianët, sulm kibernetik përsëri ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, thotë se Irani sërish ka bërë sulm kibernetik ndaj Shqipërisë.

Rama ka shkruar në Twitter se Irani ka sulmuar sistemin e kontrollit elektronik TIMS, teksa ka thënë se po punojnë me aleatët që sistemet digjitale t’i bëjnë të pakalueshme ndaj sulmeve.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar Rama.

Shqipëria ka dëbuar diplomatët iranianë në Tiranë pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Të Ngjajshme

Përkeqësohet moti në Shqipëri, qarqet ku rrezikohen vërshime

admin

Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviçit dhe Putinit duhen gjuhë dhe veprime të qarta

admin

Ndërron jetë dijetari mysliman Jusuf Al-Kardavi

admin

Leave a Comment