May 12, 2021
Portali Shprehja

Snopçe: Gabimet në politikë nuk janë gabime drejtshkrimore të cilat mund të përmirësohen

Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut  nuk kanë përfaqësim të denjë në institucionet e vendit, kështu deklaroi në “Rruga drejt…” deputeti i ASH-së Halil Snopçe, sipas të cilit është opozita ajo e cila nga pozita e opozitës ka iniciuar procese, siç është propozim-ligji për shtetësinë.  Snopçe madje u shpreh se gabimet në politikë përmirësohen vetëm duke mos u përsëritur, ndërkohë që nënvizoi se shtyrja e regjistrimit po përsëritet dhe atë me aminin e liderëve të dy partive maqedonase dhe mbështetjen edhe të kreut të BDI-së.

Gabimet në politikë përmirësohen vetëm duke mos i përsëritur të njëjtat, pra ne kemi një regjistrim të anuluar të vitit 2011 me një marrëveshje në mes z. Gruevski dhe z. Ahmeti dhe përsëritet historia dhe ky është problemi tani. Pra kemi një qartësi në gjithë këtë, kemi qartësinë e pozicionimit të opozitës shqiptare e cila qartazi thirrtë për ta shfrytëzuar badenterin por kemi edhe një pozitë të paqartë të partisë shqiptare në pushtet, e dini pse, për shkak se ato ishin të vetmit që e mbronin shtyrjen. Imagjinoni shtyrja arrihet në marrëveshje mes Zaevit dhe Mickoskit dhe vetëm deputetët e BDI-së ishin ata që e mbronin. Dhe kjo krijoi dy gjëra, krijoi errësirën në një anë dhe kthjelltësinë në anën tjetër. Errësira është që shqiptarët nuk kanë përfaqësim të denjë në pushtet, përfaqësimi i shqiptarëve në pushtet është në minimumin e mundshëm për shkak se Zaevi informon me telefonatë për një marrëveshje dhe këto i ndërrojnë të gjitha ato qëndrime. Ndërsa kthjellimi është se opozita shqiptare me veprimet e gjertanishme ka dëshmuar që edhe prej këndvështrimit opozitar mund të inicioj procese”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment