June 22, 2021
Portali Shprehja

Snopçe: Integrimin nuk e pengon vetëm kontesti me Bullgarinë, por edhe moszbatimi i reformave

Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian nuk e bllokon vetëm kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, por e pengon edhe mos zbatimi i reformave në të gjitha sferat, përfshi reformat në gjyqësor, në administratë  si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, deputeti i ASH-së Halil Snopçe i cili përkujtoi në siç u shpreh ai qasjen joparimore të Qeverisë dhe presidentit kur kërkonin që Maqedonia të ndahet nga Shqipëria, duke aluduar se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për në BE, ndërkohë që sot po ndodh e kundërta dhe të njëjtit po kërkojnë që Maqedonia dhe Shqipëria të shkojnë në paket drejtë BE-së.

Unë nuk mendoj se është problem vetëm Bullgaria, sepse ka shtete të fuqishme të Unionit Evropian të cilat mendojnë se Maqedonia nuk ka bërë mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sa u përket reformave siç përmendi zoti Nuhiu se janë bërë reforma, por ata mendojnë se nuk janë bërë reforma të mjaftueshme, edhe në gjyqësi, në administratë, në sistemin e sigurisë të cilat kanë qenë parakushte. Pra ne nuk kemi dëshmuar se punojmë mjaftueshëm në këtë aspekt, në këtë drejtim. Prandaj duhet reformat në të gjitha sferat të zbatohen me seriozitet. Pra ne nuk mund të lejojmë që të ketë aferë më pasaporta, për shembull si do ta akceptojnë ato kur 214 kriminel dhe narko-diler shëtisin lirshëm në shtetin tonë. Këto janë fenomene që duhet të pastrohen me radhë”, deklaroi Alil Snopçe, deputet i ASH-së.

.

Të Ngjajshme

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

admin

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

11 qytete të vendit rezultojnë pa raste aktive me COVID

admin

Leave a Comment