May 22, 2022
Portali Shprehja

Snopçe: Talat Xhaferi, bllokuesi kryesor i Kuvendit

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sonte në “Rruga drejtë” në Alsat, tha se bllojues i vërtetë i Kuvendit është kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Duhet të pastrojmë një dielmë, koncentrohemi në diçka tjetër në bllokimin e opozitës maqedonase, por pyetja është se kush është bllokues i vërtetë i Kuvendit? Ne themi me emër dhe mbiemër se bllokuesi është Talat Xhaferi. Ai nuk lejon të debatohet për ankesat dhe parashtresat e qytetarëve, ai nuk lejon që të debatohet për spitalin modular në Tetovë, tragjendin me autobusin në Bullgari… Bllokadë është që ne kemi parashtruar ligje me 23 prill, Talat Xhaferi nuk i vendos në rend dite e ato të VMRO-së vetëm një ditë para të parashtruara i vendos”, tha deputeti Snopçe.

Tact Watches

Ai tha se Xhaferi nuk është autokrati i vetëm i këtij vendi, por pjesë e një shtafete autoratësh.

“Kjo është bllokazhë dhe ditën e djshme pamë se kishim një teatër, cirk, e pamë dje se shteti ynë nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë, kemi totalitarizëm në vendin tonë. Ne nuk kemi një autokrat, por shtafetë autokratësh dhe Talat Xhaferi është vetëm pjesë e kësaj shtafete”, deklaroi deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Duke i replikuar deputetit të BDI-së, Arbër Ademi i cili poashtu është i ftuar në emsinin, Snopëe tha se këto të BDI-së edhe inorancën e tyre e shfrytëzojnë si argument.

.

Të Ngjajshme

Kanada: Të paktën pesë persona kanë vdekur nga stuhitë e forta, me pothuajse 900,000 shtëpi pa energji elektrike

Xhambaski: Nëse Maqedonia e Veriut ndryshon kushtetutën nesër mund të fillojë negociatat me BE-bë

admin

Lia e majmunit po i afrohet Maqedonisë së Veriut. Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

admin

Leave a Comment