November 29, 2021
Portali Shprehja

Socialdemokratët sot vendosin për dorëheqjen e Zaevit!

Sot do të mblidhet Këshill Qendror dhe Ekzekutiv i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve, në këto mbledhje do të vendoset ndaj dorëheqjes së liderit të partisë, Zoran Zaev, njofton TV21.

Tact Watches

Funksionarët e lartë partiakë nuk kanë komentuar gjatë ditëve paraprake se çfarë mund të pritet dhe asnjëri publikisht nuk ka pranuar se synon të zëvendësojë Zaevin në parti.

Mbledhjet pritet të mbahen në mbrëmje dhe sipas statutit partiak vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e sjell Këshilli ekzekutiv më së paku 15 ditë pas konstatimit të dorëheqjes. Lideri zgjidhet në zgjedhje, me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të paraqitur. Tani për tani jozyrtarisht pohohet se mandatari i ardhshëm për përmbajtjen e Qeverisë së re do të jetë zv.ministri i financave, Dimitar Kovaçevski i cili mund të ulet edhe në kolltukun e liderit të LSDM.

Mbledhjet ishin paraparë të mbahen më 23 nëntor, por u anuluan për shkak të tragjedisë në Bullgari ku në aksidentin e autobusit “Besa trans” Shkup vdiqën 44 persona dhe u lënduan 7 të tjerë./TV21

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment