December 1, 2020
Portali Shprehja

Solskjaer i habit të gjithë, zgjedh kapitenin e ri te United

Harry Maguire nuk ka udhëtuar drejt Francës për t’u ndeshur me ekipin e Manchester United. Mbrojtësi nuk ia doli që të jetë i pranishëm në ndeshjen e mbrëmjes, ashtu si Cavani dhe Greenwood.

Kapiteni i ri i “Djajve të kuq” në ndeshjen e nesërme do të jetë Bruno Fernandes. Një surprizë e bukur për mesfushorin që ka treguar karakter të fortë në ekipin e tij. Ai u shpërblye nga trajneri norvegjez, pavarësisht turbulencave të forta që ka patur së fundi.

“Nuk e prisja diçka të tillë. Është një privilegj, një arritje e madhe për mua. Kapitenë janë të gjithë, të gjithë duhet të ndihmojnë, e të jenë lidera në fushë”, – tha Fernandes para ndeshjes me PSG.

.

Të Ngjajshme

Klopp dorëzohet: Nuk kam lojtarë të mjaftueshëm!

admin

“Nuk e ndërroj Realin me asnjë në botë! Si mik dhe madrilen, Ramos duhet të qëndrojë”

admin

Simeone karikon ambientin: Suarez mund të rezultojë negativ!

admin

Leave a Comment