18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Tech

Sony Walkman mbush 40 vjeç, në vitet 80 ishte ikona e trendit elektronik

Më 1 korrik 1979, kur ekonomia globale ishte në gjendje jo të mirë, Sony lançoi aparatin e famshëm me butonat e argjendtë, Walkman TPS-L2.

Me një çmim prej 33 mijë jenësh, ose 300 dollarësh me vlerën e sotme, gjenerata e parë e walkmanëve nuk mund të regjistronte por muzika stereo që ai transmetonte pushtoi menjëherë zemrat e njerëzve në Japoni dhe në mbarë botën.

Pas një muaji të parë zhgënjyes në shitje, me vetëm 3 mijë njësi që përfunduan në duart e konsumatorëve, gjithçka ndryshoi. 1.5 milionë aparate nga modeli i parë u shitën në të gjithë botën. Modeli i dytë, me disa modifikime, u shit në 2.58 milionë copë. Dhe në katër dekadat që pasuan, Sony shiti më shumë se 420 milionë walkmenë dhe ndaloi prodhimin rreth 15 vite më parë.


Top Channel

Artikuj të ngajshëm

Studimi që parashikon vdekjen me saktësi të frikshme

shprehja

“Bisha” e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë “Jeep”

shprehja

Analiza e ADN-së shton misterin e liqenit plot me skelete

shprehja