November 29, 2020
Portali Shprehja

Sopot, mësimdhënësit dhe nxënësit kërkojnë mësim me prezencë fizike

Arsimtarët dhe prindërit në fshatin Sopot kërkojnë që nxënësit të nisin mësimin me prezencë fizike, pasi Shkolla i plotëson kushtet e nevojshme për një gjë të tillë. Përgjegjësi i shkollës, njëherë edhe arsimtar i lëndës së Gjeografisë kërkon nga Ministria e Arsimit që të dërgoj komision për të konstatuar ne vend se mundësitë për mësim on-line janë zero, kurse kushtet për zhvillimin e mësimit në klasa janë të pranueshme.

Mësimi mund të zhvillohet fizikisht, për shkak se kemi hapësirë që çdo nxënës të ulet në bankë më vete. Siç e shihni edhe vetë, janë nga 8-9 nxënës në një klasë në tjetër nga 4 deri në 12, do të thotë gjithsej 39 nxënës. Ka distancë nga 1,5m dhe mendojmë se i plotësojnë kushtet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillim të mësim me prezencë fizike”-tha Bajram Bajrami, arsimtar.

Arsimtari tjetër Bajram Bajrami zgjidhjen e sheh tek punësime të reja të kuadrit në mënyrë që të gjithë nxënësit të mësojnë me prezencë fizike.

Asnjë klasë nuk është pajisur me internet apo kompjuterë të duhur. Jo vetëm nxënësit por edhe arsimtarët nuk kanë mjete, nuk kanë laptop e as internet dhe nuk kanë se si të kyçen. Por, ka familje me 3-4 nxënës dhe nuk kanë aq pajisje apo dhoma që të mundësojnë mësim on-line”-pohoi Bajram Bajrami, arsimtar.

Edhe prindërit thonë se për shkak të mungesë së kushteve, nxënësit në këtë fshat nuk kanë ndjekur mësimin online.

Nuk ka logjikë kjo, së pari çuditem kur ta sjellin ndonjë vendim dikush, duhet të shihen edhe rrethanat si janë këtu në shkollë… Jo vetëm unë, por të gjithë prindërit kanë vështirësi të pajisen me laptop apo celularë… Për momentin është duke u bojkotuar mësimi në fshatin Sopot ju thash se nuk ka kushte për mësim on-line”-tha Shaban Limani, prind nga Sopoti.

Për dallim nga nxënësit që mësimin duhet ta ndjekin online, nxënësit deri në klasën e tretë po zhvillojnë mësimin me maska dhe distancë

Adnan Qaili

Të Ngjajshme

41 viktima dhe 1 022 raste të reja me COVID

admin

Mbillen 15 mijë drunj në sezonin e vjeshtës

admin

Ohër, trofta e vogël shitet në tregun e zi

admin

Leave a Comment