October 28, 2020
Portali Shprehja

Sorrat e ngordhura në qytetin rus ngjallin frikën e Ditës së Kiametit

Një ngordhje masive e sorrave mbi një qytet sekret bërthamor rus ka bërë që shumë njerëz të spekulojnë se teoritë e konspiracionit rreth fundit të botës po dalin të vërteta, shkruan kp, transmeton lajmi.net.

Incidentin në qytetin Balakovo disa ekspertë po përpiqen ta lidhin me gripin e shpezëve. Sidoqoftë, një pjesë e njerëzve të tjerë kanë sugjeruar që kjo ngjarje e ngordhjeve masive mund të lidhet me fabrikën bërthamore në qytet.

Me sa duket, Departamenti Veterinar Saratov ka filluar një hetim dhe kanë mbledhur mostra të biomaterialeve për të testuar gripin e shpendëve.

Sidoqoftë, kjo ngjarje nga shumë njerëz po shihet se mund të ketë lidhje me ‘diçka të rrezikshme që do të ndodhë në ditët në vijim’. Përdorues të mediave sociale pretendojnë se ngordhje të ngjashme të shpezëve kishin ndodhur pak ditë para katastrofës së Çernobilit. Ata gjithashtu nxisin autoritetet nga Moska të hetojnë ngjarjen.

Një incident i ngjashëm ndodhi kohë më parë në zonat e Kolorados dhe New Mexico ku mijëra zogj ranë të ngordhur. Edhe pse arsyeja prapa kësaj ngjarjeje është e panjohur, disa ekspertë besojnë se një rënie e papritur e temperaturës dhe reshje të mëdha bore mund të kenë rezultuar në ngordhjen e këtyre zogjve.

“Duket të jetë një numër i pashembullt dhe shumë i madh. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në New Mexico në kohët e fundit,” tha Martha Desmond, një profesoreshë në Departamentin e Ekologjisë së Peshkut, jetës së egër dhe ruajtjes në Universitetin Shtetëror të New Mexico. Shkencëtarët gjithashtu po hetojnë nëse zjarret e fundit në SHBA kanë një rol pas këtyre vdekjeve masive, pasi grumbujt e tymit të ngarkuara me helm mund të ishin thithur nga këta zogj. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Qyteti sicilian që i shet shtëpitë e braktisura për 1 euro

admin

Familja mbretërore shqiptare pret në jetë princeshën e parë pas shumë vitesh

admin

Vritet polici në Filipine nga një gjel

admin

Leave a Comment