January 28, 2022
Portali Shprehja

“SOS” RAMOS | PSG tani nis të shqetësohet realisht, ndalesa e radhës?

Sergio Ramos iu bashkua Paris Saint Germain gjatë kësaj vere, por aventura në kampionatin francez nuk po shkon aspak mirë dhe jo ashtu si pritej…

I dëmtuar që gjatë përgatitjeve verore, Ramos debutoi vetëm fundjavën e kaluar në përballjen me St. Ettiene, ku luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, por pasditen e sotme erdhi një tjetër lajm i keq.

Tact Watches

Mbrojtësi spanjoll është dëmtuar sërish dhe është ndalur në infermieri për t’u rikuperuar, teksa është konfirmuar tashmë mungesa e tij në sfidën e nesërme ndaj Lensit.

Nuk dihet se sa kohë do të duhet që Ramos të rikuperohet sërish dhe të zbresë në fushë, teksa në ditët e ardhshme pritet të kryhen edhe ekzaminimet e nevojshme për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

.

Të Ngjajshme

United e bleu si super talent duke paguar 22 mln euro, tani e huazon në Skoci!

admin

E KRYER | Interi merr edhe një sulmues, paguan 800 mijë euro rrogën e tij!

admin

ANGLIA E ÇMENDUR PAS BROJA | Southampton tenton ta mbajë, Newcastle ofron shumë para por Chelsea…

admin

Leave a Comment