Sot bëhet e ditur se kush do të jetë kandidati i LDK’së për kryetar të Podujevës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të vendos se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Podujevës. raporton Express.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Rudari i ka thënëExpress se sot do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër (të shtunën) kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari për Express.

Por, Express merr vesh se tashmë është vendosur që Rudari të jetë kandidat i kësaj partie, ndonëse ky e ka mohuar.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen më 15 mars 2020.

 

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

BILD: PD’ja e Lul Bashës mori 700 mijë dollarë nga Rusia për të lobuar kundër pranimit të Shqipërisë në BE

shprehja

Tri makina përfshihen nga zjarri në Shkup, shkaktohet vetëm dëm material

shprehja

Krishtlindjet, mesazhe për ruajtjen e vlerave

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë