March 9, 2021
Portali Shprehja

Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve – Iliria News Agency

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë sot rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës.

Për rinumërimin e këtyre vendvotimeve u vendos në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që u mbajt të enjten.

Krahas kësaj në mbledhjen e së enjtes u vendos që votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat të anulohen.

Ndërkohë, nga përfaqësues të LVV-së u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur të dielën e javës së kaluar me 14 shkurt. Ndërsa sipas rezultateve preliminare fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 për qind, raporton Telegrafi.

Të Ngjajshme

Pas Lumir Abdixhikut, edhe Lutfi Haziri kandidat për kryetar të LDK-së – Iliria News Agency

admin

Me vendimin e PZAP-së për votat e partive minoritare, VV-ja e kalon 50 për qindëshin – Iliria News Agency

admin

Kryetari i Tuzit i reagon kryeministrit malazez pas deklaratës për Kosovën – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment