April 16, 2021
Portali Shprehja

Sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla – Iliria News Agency

Qeveria e Kosovës sot pritet që të marr vendim lidhur me pushimin pranveror për nxënësit e të gjitha niveleve arsimore.

Kështu është thënë përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Pas analizës së situatës me COVID-19 është marrë vendim që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti antiCOVID -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi antiCOVID-19”, thuhet në njoftim.

Kjo vjen pas një takimi që kaq pasur sot kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, Drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, Ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, Zëvendësministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve.

Ndryshe ditë më parë MASh ka propozuar që java e ardhshme nga 22 marsi të jetë pushim në institucionet arsimore.

“Nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.

– Institucionet parafillore të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.

-Institucionet e arsimit të lartë të mbajnë fizikisht vetëm punën praktike dhe laboratorike, ndërsa ligjëratat në lëndët teorike të mbahen online”, kishte njoftuar MASh-i.

Të Ngjajshme

Ndërroi jetë valltari i njohur i Anamoravës, Zija Memeti (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Lauka:Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar – Iliria News Agency

admin

Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment