March 7, 2021
Portali Shprehja

Sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19

Sipas paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore në vend, sot duhet të nënshkruhet kontrata për furnizim me 200 mijë vaksinave kineze kundër Covid-19, transmeton Alsat. Nuk dihet se kurë saktësisht do të arrijnë vaksinat kineze.

Me këtë lloj të vaksinës pritet të nis imunizimi kundër Covid-19 në vendin tonë, ku fillimisht pritet të vaksinohen 100 mijë qytetarë. Tashmë është miratuar plani kombëtar i imunizimi. Dy mijë deri në 2,500 qytetarë pritet të vaksinohen çdo ditë. Për çdo qytetar që do të marrë dozën e parë do të rezervohet menjëherë dhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditësh.

Përveç vaksinave kineze, vendi ka siguruar edhe 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX, ndërsa për po kaq doza po diskutohet për marrëveshje direkte me kompaninë “Pfizer”.

Në lidhje me: Miratohet plani kombëtar për vaksinimin kundër COVID-it

.

Të Ngjajshme

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

admin

Policia me aksion anti-drogë në “Bogorodicë”

admin

Najçevska: Dorëheqja morale, term i panjohur tek ne

admin

Leave a Comment