January 25, 2021
Portali Shprehja

Sot shënohet 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut

Të hënën, më 7 shtator, në ora 12:00, në Kuvendin e Kosovës do të shënohet 7 Shtatori, respektivisht 30-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut.

Në këtë solemnitet do të marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës që morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut.

Shkaku i masave antiCOVID-19, mediat mund ta përcjellin aktivitetin nga Galeria e sallës së Kuvendit të Kosovës.

Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Millosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë.

Të Ngjajshme

Gjermania forcoi kontrollet kufitare, ky është vendimi ndaj Ballkanit

admin

Arrijnë 6,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Turqi

admin

5.679 raste aktive me koronavirus në Kosovë

admin

Leave a Comment