June 21, 2021
Portali Shprehja

“Sozia”/Buki dënohet me tre vjet burg, dënim me kusht për Kolevskën dhe Vlladiqevskën

Gjykata Penale sot ka shqiptuar një dënim me burg dhe dy dënime me kusht për rastin “Sozia”, respektivisht për skandalin me lëshimin e pasaportave të rreme për kriminelët nga rajoni, shkruan Alsat. Faruk Buki është dënuar me tre vjet burg, ndërsa Vesna Kolevska dhe Branisllava Vlladiqevska morën dënim me kusht prej një viti. Ndryshe, më herët tetë persona e pranuan fajin për këtë rast.  Në tërësi 11 persona u akuzuan në këtë rast. Ata lëshuan 215 pasaporta false, ndërsa pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur kanë fituar anëtarët e grupeve kriminale dhe anëtarë të narko karteleve, si dhe personat e kërkuar nga Interpoli. Sipas MPB-së, një pasaportë e rreme ka kushtuar 20 mijë euro.

 

.

Të Ngjajshme

Një në tre qytetarë në Maqedoni të Veriut nuk e dinë kush është kryetari i komunës së tyre

admin

Pritje të shumta në Tabanoc për të hyrë në Maqedoni

admin

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

admin

Leave a Comment