January 24, 2021
Portali Shprehja

Spanja, shteti i parë në Europë që regjistron gjysmë milioni të infektuar me Covid-19

Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me Covid-19. Aktualisht autoritetet spanjolle kanë raportuar për 525,549 persona të prekur nga Covid-19.

Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në mbi 29 mijë. Shifrat e të infektuarve janë rritur ndërkohë që miliona fëmijë janë kthyer nëpër ambiente shkollore.

Rreth një e treta e rasteve të reja dhe vdekjeve janë raportuar në Madrid, vendin e goditur më së keqi nga pandemia.

Spanja aktualisht po përballet me rritjen më të shpejtë të numrit të të infektuarve me këtë virus në Evropë.

Të Ngjajshme

Paratë nga diaspora mbajnë “gjallë” ekonominë

admin

A po shkon drejtë recesionit ekonomia e Shqipërisë?

admin

Reagon DnV: Vjosa Osmani të përmbahet nga deklaratat që cënojnë pavarësinë e KQZ-së

admin

Leave a Comment