November 29, 2021
Portali Shprehja

Spasovski: Ka shumë informacione se çfarë ka pasur në autobus, edhe unë kam informacionet e mia të para

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “24 analiza” sqaroi se nesër do të dalin infromacionet e para nga hetuesit bullgarë.

“Shumë spekulime ka në opinion dhe këto nuk na çojnë drejt asaj për të zbardhur rastin. Duhet të vërtetohen shumë fakte për një tragjedi të madhe si kjo. Shumë versione ka se çfarë ka pasur në autobus, nëse ka pasur piroteknikë ose bombola dhe informacionet e para janë të tilla, por këtë do ta dëshmojë hetimi”, tha Spasovski.

Tact Watches

Ai tha në MPB është formuar shtab i krizës ku një person i MPB-së i përcjell të gjitha të dhënat në ministri.

Sipas tij, janë bërë kontrollet teknike, ndërsa licencën për transport ndërkombëtar e jep Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kurse kontrollin e zbaton dogana.

“Sa i përket licencës, është marrë e njëjta, ndërsa sqarimi se si automjete ka kaluar kufirin duhet ta japë organi kompetent dhe këtu duhet të përfshihen të gjitha organet hetimore, prokuroria publike, ndërsa MPB do të ndërmerr të gjitha masat që do të kërkoje nga prokuroria”, tha Spasovski.

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment