December 5, 2022
Portali Shprehja

SPB Tetovë: Zbardhen 14 vjedhje të rënda, arrestohen 4 persona nga Dobërdolli

Policia e Tetovës njoftoi se sot ka parashtruar kallëzim penal për katër persona me për 14 vjedhje të rënda, tentim vjedhje dhe vjedhje.

Bëhet fjalë për katër persona nga Dobërdolli i Gostivarit të cilët dyshohen se kanë vjedhur rreth fshatrave të Tetovës.

“SPB Tetovë deri te Prokuroria parashtroi kallëzim penal kundër E.F (21), E.A (26), A.D (22) dhe një 17 vjeçar të gjithë nga Dobërdolli. Ata dyshohen se kanë kryer 9 vjedhje të rënda, katër tentim vjedhje dhe një vjedhje”, thonë nga policia.

Nga policia theksojnë se ata kanë vepruar në fshatrat e Tetovës si Bogovina, Pallçishti i poshtëm, Siniçan dhe Kamnjan ku me përdorim të frocës kanë vjedhur para, stoli dhe gjëra të tjera me vlerë.

“Një pjesë të stolive të arrit e kanë shitur në artari të Gostivarit”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josfovski.

Ata dyshohen se veprat penale i kanë kryer në prill, maj, gusht dhe shtator të këtij viti.

Të Ngjajshme

Trajneri i Zvicrës zbulon planin për ta ndalur Ronaldon

Pretendon se e kanë rrëmbyer alienët 60 herë, thotë se ka video dëshmi

Kroacia fiton dramën me penallti dhe kalon në çerekfinale

Leave a Comment