Spitalet e Londrës po përballen me një ”cunam” pacientësh

Spitalet publike në Londër po përballen me një ”cunam” të vazhdueshëm të pacientëve me koronavirus, tha sot për Radio 4 Chris Hopson, një zyrtar i lartë në sistemin shëndetësor britanik, njofton gazeta italiane ”La Reppublica”.

”Ka gjithashtu edhe një rritje të madhe të rasteve me koronavirus te stafet spitalore”, shtoi Hopson.

”Spitalet në kryeqytetin britanik tani po përballen me një shpërthim të numrit të pacientëve të sëmurë rëndë, një lloj ‘cunami’ të vazhdueshëm”, tha Hopson në Radio 4.

Më shumë se 21 000 persona kanë vdekur koronavirusë në të gjithë botën, sipas përditësimeve më të fundit nga universiteti ”Johns Hopkins”, raportuar nga CNN.

Më shumë se 471 000 persona janë të infektuar.

.

Të ngjajshme

Stuhia Gloria, shkon në 13 numri i viktimave (video)

shprehja

Gjermani i dhuron 20 makina MPB-së

shprehja

Abrashi: Nuk kemi kërkuar rritje të ministrive, ne kemi qëndruar në ofertën e parë nuk kemi ndryshuar

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë