December 1, 2020
Portali Shprehja

Sponsori i Juves ironizon keq Napolin, shpërthen “lufta” në rrjetet sociale

Vendimi i gjyqtarit sportiv të Serie A arriti dje, në lidhje me Juventus-Napoli, e paluajtur më 4 tetor, për shkak se nuk u paraqitën blutë. Kjo solli humbjen 3-0 në tavolinë për ekipin e presidentit De Laurentiis. Përveç kësaj mase, gjykatësi vendosi heqjen e një pikë nga renditja aktuale e Napolit. Tifozët e Juventusit menjëherë mbushën rrjetet sociale me ironi kundër mbështetësve të Napolit. Ndër imazhet e ndryshme të shpërndara në Twitter kundër bluve ironizohej De Laurentiis. Megjithatë, tifozët napolitanë, gjithashtu, nuk qëndruar duarkryq.

Ata u prekën më shumë nga “cicërimat” e veçanta të “Socios.com”, sponsor i klubit bardhezi. Reagimi qe i ashpër në rrjetet socaile. Në profilin zyrtar të “Socios.com”, në fakt, është publikuar një imazh që portretizon Napolin në sfond dhe emblematikën e shkruar -1°, duke iu referuar pikës së dënimit, dhënë nga gjykatësi sportiv ndaj klubit të De Laurentiis. Për më tepër, “Socios.com” ndau një mesazh tjetër në Twitter, përsëri në lidhje me vendimin e gjyqtarit sportiv: 2 ndeshje, 5 pikë, 8 gola të shënuar dhe 3 të pësuar. Jo keq”.

 

.

Të Ngjajshme

Klopp dorëzohet: Nuk kam lojtarë të mjaftueshëm!

admin

“Nuk e ndërroj Realin me asnjë në botë! Si mik dhe madrilen, Ramos duhet të qëndrojë”

admin

Simeone karikon ambientin: Suarez mund të rezultojë negativ!

admin

Leave a Comment