July 27, 2021
Portali Shprehja

S’punon teleferiku në Vodno! Autoritetet thonë se prodhuesi austriak duhet të inspektoj për sigurinë

Teleferiku në Vodno të mesme nuk funksionon ndërsa kompetentët nuk kanë informacion të saktë kur do të lëshohet në përdorim. Kjo tabelë i njofton vizitorët se me të nuk mund të ngjiten në maje të malit. Qytetarët shprehen se kanë pritur që pas lehtësimit të masave shtrënguese kundër virusit, teleferiku të funksionojë.

“Erdhën të shohim nëse funksionon. – Dhe çfarë patë? –Nuk punon”.

“Thjesht erdhëm të shohim nëse funksionon dhe të shëtisim. A duhet të punoj? – Mendoj që po”.

“Duhet të funksionojë për shkak se masat u zbutën, duhet të punojë”.

Por si duket problemi është më i madh. Kabinat për transport deri në Vodno nuk janë dhe do duhet të servisohen, thonë nga NQP-ja. Prej atje shtojnë se nga prodhuesi austriak kanë kërkuar të kontrollojnë sigurinë.

“E domosdoshme është mbikëqyrja dhe inspektimi i plotë sipas intervaleve të parapara për servis dhe mënyrës së mirëmbajtjes së objektit. Në fakt ne kërkuam pëlqim për funksionalitetin dhe sigurinë e saj dhe eventualisht të diagnostikohen aktivitetet e servisimit. Është filluar procedurë për sigurimin e aktiviteteve të domosdoshme nga ana e prodhuesve nga Austria”, thonë nga NQP.

Teleferiku nuk punon tash një vjet. Transporti u ndërpre nga viti i kaluar në mars kur u vendosën masat shtrënguese për mbrojtje nga Kovidi. Që atëherë janë anuluar edhe linjat e autobusëve që transportonin udhëtarë deri në Vodno. Nga NQP thonë se linjat e autobusëve do të kthehen kur të rifillojë me punë teleferiku. Kur do të ndodhë kjo dhe sa do zgjas servisimi autoritetet kompetente nuk treguan.

Igor Stefanovski

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc”, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

admin

Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

admin

Rezoluta e VMRO-së për negociatat me Bullgarinë do të miratohet me emrin e ri kushtetues

admin

Leave a Comment