“Squid Game” është zyrtarisht seriali më i shikuar ndonjëherë në Netflix – Portali Shprehja
October 15, 2021
Portali Shprehja

“Squid Game” është zyrtarisht seriali më i shikuar ndonjëherë në Netflix

Seriali dramë i Koresë së Jugut, “Squid Game” është bërë seriali më i popullarizuar ndonjëherë i Netflix-it, duke tërhequr 111 milionë fansa që nga debutimi i tij më pak se katër javë më parë, tha gjiganti i shërbimeve kinematografike të martën.

Hit global shtjellon temën e njerëzve të margjinalizuar që ballafaqohen kundër njëri-tjetrit në lojërat tradicionale të fëmijëve. Ndërsa fituesi mund të fitojë miliona para dhe lojtarët që humbasin, vriten.

Përhapur në të gjithë botën, veçanërisht përmes bujës në rrjetet sociale, “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende, shkruan The Guardian.

“Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.

Për krahasim, “Bridgerton” arriti 82 milionë shikime në debutim, duke përdorur metrikën e brendshme të Netflix e cila përfshin çdo llogari që shikoi një episod për të paktën dy minuta.

Suksesi i “Squid Game” përforcon ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën popullore globale, pas arritjeve të tjera që kanë shënuar grupet si BTS dhe filmit “Parasite”, i cili u shpall fitues i çmiit “Oscar”.

Është gjithashtu suksesi i fundit për ofertën e Netflix-it për të prodhuar më shumë përmbajtje në gjuhën ndërkombëtare dhe jo-angleze. Serialii i tretë aktualisht më i shikuar në Netflix është një serial në gjuhën jo-angleze, përkatësisht “Lupin”, i cili është në gjuhën frënge.

Netflix ofron “Squid Game” në të dyja versionet e dubluara dhe të titruara në gjuhë të shumta, duke zgjeruar audiencën e saj të mundshme.

Në shkurt, platforma më e njohur e shërbimeve të transmetimit në botë njoftoi planet për të shpenzuar 500 milionë dollarë vetëm këtë vit në seriale dhe filma të prodhuar në Korenë e Jugut.


Të Ngjajshme

Lyrical Son zbulon historinë e dashurisë me Gresën

“Çfarë i ke bërë vetes?” Rrjeti shokohet nga ‘fytyra e re’ e Victoria Beckham

Moderatorja e famshme shqiptare flet HAPUR për depresionin pas lindjes: “Nuk është turp …”

Leave a Comment