Stamenkovska: Administratorët nën presion nga partitë politike

Sa më shumë ofrohet 12 prilli vijnë e shtohen presionet ndaj të punësuarve në administratën publike. Kështu thotë zëvendësministrja plotësuese e Administratës, Nevenka Stamenkovska e cila sot hapi fushatën e quajtur: “Për zgjedhje të drejta – denonco presionet”! Ajo hedh dyshime se Ministria nuk po i mbron nëpunësit shtetëror nga kërcënimet e shtabeve partiake. Sipas Stamenkovskës, i frikësojnë, kushtëzojnë dhe korruptojnë vetëm për të siguruar edhe votat e familjarëve të tyre.

Pasoja nga këto ishin që secili që nuk del do të përjashtohet nga puna ose do të ndëshkohet me masa disiplinore. Të gjithë këta persona u drejtuan tek unë, por ka edhe raste të tjera nga institucione në Shtip, kemi raste nga institucione nga Koçani. Mos të numëroj edhe raste të tjera për të ruajtur privatësinë sepse nuk dua që t’ju zbuloj identitetin – deklaroi Nevenka Stamenokvska, Zëvendësministrja plotësuese e Administratës.

Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se Zëvendësministrja plotësuese këtë fushatë e ka nisur krye më vete. Ministri Damjan Mançevski nuk deshi të përgjigjet për këtë çështje. Por, Alsat mëson se në kabinetin e tij pasdite u mbajt mbledhje për të hartuar një plan kundër këtij fenomeni, që paraqitet çdo herë kur mbahen zgjedhjet parlamentare ose lokale.

Ministri Mançevski sot zhvilloi takim me udhëheqësit e institucioneve që janë përgjegjëse të veprojnë në këto raste, si Komisioni Anti-korrupsion, Avokati i Popullit, Agjencia e Administratës, Inspektorati Administrativ Shtetëror, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Sikurse në zgjedhjet e mëparshme, Ministria ka hapur një vegël në ueb faqe të denoncohen të gjitha presionet dhe në këto raste do të ndërmerren masat nga institucionet përkatëse – thonë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Stamenkova nga radhët e opozitares VMRO-DPMNE ka hapur një linjë telefonike që të ruhet privatësia gjatë denoncimeve të administratorëve. Nga Ministria thonë se Stamenkova përpiqet të bëjë përçarje mes të punësuarve në sektorin publik. Ajo nuk pranoi ofertën e Minsitrit Mançevski për qasje të përbashkët që të mos i privohet askujt e drejta e votës së lirë.

Adnan Qaili

.

Të ngjajshme

Gripi sezonal, tre pacientë në gjendje kritike

shprehja

Koronavirus ik nga këtu! Shtetasit kinezë sulmohen në Shkup

shprehja

Analistët e gjunjëzojnë Haki Abazin në studio, e quajnë manipulator e ofendues ndaj publikut

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë