May 21, 2022
Portali Shprehja

Stano: Kosova e Serbia të zgjidhin të gjitha çështjet përmes dialogut

BE, anëtarët dhe institucionet e tij i bëjnë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të veprojnë me përmbajtje dhe të mos përdorin lëvizje dhe mesazhe të njëanshme që vetëm rrisin tensionet, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano në Bruksel në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Tact Watches

I pyetur se si BE-ja e sheh mesazhin e Serbisë se do të hakmerret ndaj një hapi të tillë të Kosovës, Stano tha se BE-ja nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe se nuk mund të komentojë për këtë.

Zëdhënësi i KE-së shtoi se BE-ja pret gjithashtu që të dyja palët të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur të gjitha çështjet përmes dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së, dhe për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Kosova sot zyrtarisht ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës, e cila i është përcjellë Komitetit të Ministrave të asaj organizate panevropiane për procedurë të mëtutjeshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se Prishtina me aplikimin për anëtarësim në KiE ka treguar se “ka shkelur” Marrëveshjen e Uashingtonit.

.

Të Ngjajshme

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

“Kam tri javë që qaj”, Ronela Hajati kthehet në Shqipëri pas Eurovisionit

Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë

Leave a Comment