January 23, 2022
Portali Shprehja

Stoltenberg hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përjashtoi sot ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të Aleancës, duke hedhur poshtë një pjesë kyçe të kërkesës së Rusisë për të lehtësuar tensionet rreth Ukrainës.

Tact Watches

“Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet bazë, duke përfshirë të drejtën e secilit shtet për të vendosur rrugën e tij dhe rregullimet e sigurisë në të cilat ai dëshiron të marrë pjesë,” tha Stoltenberg në Bruksel.

Pas një takimi urgjent të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg tha se Rusia nuk po heq dorë nga ndërtimi i një ushtrie pranë Ukrainës, gjë që ka nxitur frikën në Kiev dhe Perëndimin për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës.

“Ne shohim njësi të blinduara, shohim artileri, shohim ushtarë të gatshëm për të luftuar, shohim pajisje të luftës elektronike dhe shohim shumë aftësi të ndryshme ushtarake”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, Rusia me këtë po dërgon një mesazh se ekziston një rrezik real i një konflikti të ri të armatosur në Evropë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s folën sot përmes video-lidhjes për krizën në Ukrainë dhe ofertën e Moskës për t’i dhënë fund si pjesë e përgatitjeve për Këshillin e ardhshëm NATO-Rusi.(INA)

Të Ngjajshme

Situata në Ukrainë, Britania paralajmëron për një tjetër plan të Rusisë

admin

Fyu Presidentin Erdogan, gazetarja arrestohet në orën 2 të mëngjesit

admin

Vuçiq mori një listë me 7 persona që po përgatiteshin për ta vrarë

admin

Leave a Comment