22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Stop luksit dhe beneficioneve të funksionarëve në Maqedoninë e Veriut, ja kush kërkon?

Qendra për Liri “Civil” kërkon që ti thuhet stop privilegjeve, luksit dhe beneficioneve të funksionarëve shtetëror.
Kjo organizatë dorëzoi në Kuvend një nismë për shkurtimin e privilegjeve dhe beneficioneve të të gjithë ish funksionarëve dhe atyre aktual të cilat sipas ligjeve në fuqi, i gëzojnë pas pensionimit apo largimit nga posti që kanë bartur. Kryetari i Qendrës “Civil”, Xhabir Deralla thotë se duhet të mbështetet nisma e tyre, për ti dhënë fund harxhimeve marramendëse. Ai përmendi ish-presidentin Gjorgje Ivanov dhe ish-presidentët e tjerë që gëzojnë pension të parakohshëm, privilegje me zyra, staf të punësuarish dhe para shtesë nga buxheti.
Nga Qendra për Liri “CIVIL” thanë se Maqedonia e Veriut është një shtet social dhe si e tillë, nuk mund të lejojë benefite dhe lukse të funksionarëve. Nga kjo organizatë janë edhe kundër apanazheve në mënyrën se si ndahen tani dhe thonë se politikanët duhet të kthehen në profesionet e tyre ose të marin asistencë sociale dhe jo paga të privilegjuara.(INA)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Thaçi-Dragusha: Kurti s’ka guxim të kandidojë për kryeministër, po i përkulet e vardiset LDK-së

shprehja

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja