March 9, 2021
Portali Shprehja

Strugë, gastronomët kërkojnë ndihmë nga komuna

Gastronomët e Strugës kërkojnë ndihmë të drejtpërdrejtë nga komuna, në mënyrë që, siç thonë ata, të jenë në gjendje ti përballojnë më lehtë pasojat e shkaktuara nga pandemia Kovid 19. Ata duan të subvencionohen për shërbimet komunale, të lirohen nga pagesa e tatimeve, për vendosjen e pajisjeve urbane përpara objekteve të tyre. Ata thonë se Struga është qytet turistik dhe kjo është arsyeja pse komuna duhet të mendojë që ti ndihmojë turizmit.

Sa i përket qirave, kemi pasur pak punë këtë verë, kemi vendosur poshtë disa tavolina, dhe komuna na thotë të paguajmë për ato. Ne dëgjojmë se disa vende ndihmojnë edhe në atë pjesë. Të na lirojnë. Kjo është një ndihmë e vogël. Ose për taksën e ndërmarrjes. Shpresojmë që në maj-qershor do të jetë më mirë. Por, duhet të mbijetojmë. Po i shpenzojmë rezervat e fundit – tha Boro Simjanoski – gastronom nga Struga.

Komuna jo vetëm që nuk jep asnjë subvencion, përkundrazi, komuna përmes ndërmarrjeve publike ngre padi kundër kompanive. Konkretisht, disa ditë më parë u padita nga Ujësjellësi. Edhe pse ata e dinë shumë mirë që puna ka rënë për 70%, jo vetëm te unë, por në të gjithë sektorin e gastronomisë. Nëse është e nevojshme, me avokat, nëse është e nevojshme do t’u dërgojmë letër edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë -u shpreh Ilker Gavaz – gastronom nga Struga.

Gavaz thotë se nëse situata nuk normalizohet, ndërmarrjet publike duhet ta shtyjnë mbledhjen e tatimeve për një vit, dhe DAP-i pagesën e tatimeve. Lidhur me ndihmën shtetërore me paga minimale, Simjanoski thotë se kjo masë duhet të vazhdojë të paktën deri në qershor.

Pa atë, do të lindin probleme serioze. Ne mezi i përballojmë kostot gjithsesi, të mos i mbyllim, të mos i lëshojmë njerëzit të shkojnë në shtëpi. Po luftojmë. Tani duhet të ketë edhe shtyrje të kësteve të kredisë. Është e domosdoshme. Të paktën deri në qershor. Shpresoj se deri atëherë do të rimëkëmbemi, do të vijnë vaksinat dhe do të fillojmë të punojmë më normalisht – theksoi Boro Simjanoski – gastronom nga Struga.

Gastronomët, thonë se qarkullimi pagesor gjatë gjithë këtyre muajve me përjashtim të
gushtit gjatë sezonit turistik dhe dhjetorit, kur ishin të pranishëm një pjesë e mërgimtarëve, u zvogëlua deri në 70%. Shumica, muajt e kaluar pushuan nga puna një pjesë të punonjësve, ndërsa të tjerët i mbyllën objektet. Kërkuam qëndrim nga komuna e Strugës, nëse mendojnë ta ndihmojnë sektorin e gastronomisë, por nuk morëm përgjigje.

Miki Trajkovski

.

Të Ngjajshme

8 Marsi, marsh protestues për barazi

admin

BDI-ja nuk e komenton dorëheqjen e Mexhitit

admin

“Situata me Covid-19 nuk rrezikon procesin e regjistrimit”

admin

Leave a Comment