6.9 C
Skopje
April 2, 2019
Shprehu

Studentët mes dy zjarresh

Studenti i cili diplomon, në pamundësi për tu punësuar në vendin e punës për të cilin është profilizuar, provon që të punësohet në një punë tjetër, qoftë private apo shtetërore, dhe punëdhënësi i ofron një pagë 150-200 euro. Kjo të nxitë për ndonje aksident apo ikje, meqë nuk ka bojkot gjithëpopullor të punës. Ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishëm jemi dhe si rezultat i këtij moskuptimi, kapitalisti tall trapin me neve duke na shndërruar në skllav modern.

Në vijim, deri sa ne ta kuptojmë këtë e të protestojmë për qenien tonë, vendi po zbrazet nga rinia jonë i cili është promotori kryesor i ndryshimit dhe kur vendi të mbetet edhe pa promotor, ju që ngeleni këtu e që jeni bërë bashkëpunëtor i krimit me heshtje dhe konformizëm, do të skllavëroheni edhe më shumë. Megjithatë, kur ta kujtoni se ç’ndodhi, gishtin e juaj proletar drejtojeni nga vetja e juaj, dhe gjykojeni veten për tradhëti individuale, familjare dhe më gjerësisht, tradhëti sociale. Kemi lejuar dhe po lejojmë ne, shumica(klasa e ulët), të sundohemi nga pakica(klasa e lartë) duke e zhdukur klasën e mesme.

Karl Marx: “Kapitali është punë e vdekur. Ashtu s’i vampirët, kapitalistët thithin gjakun e punëtorëve. Koha gjatë së cilës punëtori punon, është koha gjatë së cilës kapitalisti konsumon punën të cilën ai ka paguar. Nëse punëtori konsumon kohën e tij të disponueshme për vete, ai vjedh kapitalistin. Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni, sepse e vetmja gjë që mund të humbisni, janë prangat në duart tuaja.”

P.S. Filozofia e mjerimit nuk spjegohet dot nga një shoqëri mazohiste.
Shkruan: Hasan Hoxha

Artikuj të ngajshëm

Profesorë të pushtetit, mos i ndëshkoni studentët “e parregullt” që punojnë!

Redaksia Shprehja 3

“Buzëqeshja, pasuri në vete”

Redaksia 1

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja