December 5, 2022
Portali Shprehja

Studentët ushqehen me 2400 denarë në muaj

Gazetar: Ardit Ramadani

Edhe pse ka kaluar një muaj nga fillimi i vitit akademik, ende nuk është publikuar shpallja për racion e subvencionuar studentore. Megjithatë studentët do të vazhdojnë edhe një kohë që në vend të kartelave të dedikuara për një vakt ushqimor, të marrin nga 2400 denarë. Ndërkohë autoritetet paralajmërojnë ndryshime ligjore, me të cilat studentët do të kenë mundësi që ushqehen më lirë në lokale të caktuara.

”Presim që ndryshimet së shpejti të definohen dhe të përcillen deri te Qeveria ndërsa më pas në Kuvend, në mënyrë që të mund shpallim thirrje ku studentët do të mund të paraqiten dhe të ushtrojnë të drejtën për një kompensim financiar mujor për blerjen e racionit të shëndetshëm çdo ditë të javës”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Deputetja Monika Zajkova, iniciatore këtyre ndryshimeve thotë se deri atëherë studentët do vazhdojnë të pranojnë mjetet financiare në xhirollogaritë e tyre, përkundër faktit që nuk mund të kontrollojnë nëse i harxhojnë ato mjete për vakt ushqimor apo për diçka tjetër.

“Studentët nuk duhet të frikësohen se mund të ngelin pa racion studentore sepse vetë ligjin të cilin po e punojmë përmban në vete një dispozitë e cila thotë se deri në vendosjen sistemit për mikro-pagesa dhe i gjithë ai sistemi që do të rregullonte këtë, do të ketë pagesa në formën siç kishte vitin e kaluar, gjegjësisht në xhirollogaritë e tyre. Kështu që kjo masë nuk do të hiqet, shpresoj që këtë ta marrim si mesazh që duhet të ndërtojmë zgjidhje sistematike dhe jo populiste”, tha Monika Zajkova, deputete.

Jozyrtarisht mësohet se këto ndryshime do të hynë në procedurë parlamentare javën që vjen. Zgjidhja sistematike për të cilën po punohet parasheh që restorantet të cilat do të regjistrohen në ministrinë e Arsimit, të ju ofrojnë studentëve pako të veçanta me çmime shumë më të ulëta se ata që i kanë, ende nuk është përcaktuar forma e saktë se si do të funksiononte kjo, pritet që kjo të finalizohet deri në janar. Ndryshe, vitin e kaluar më shumë se 25 mijë studentë ishin përfitues të kësaj mase./Alsat.mk

 

 

.

Të Ngjajshme

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

Mbyllen 15 minutat e para të shtesave, mbetet 1-1 rezultati mes Japonisë dhe Kroacisë

Si t’i heqim njollat ​​e yndyrshme nga rrobat

Leave a Comment