January 28, 2022
Portali Shprehja

Studentja 20-vjeçare kërkon të martohet me 77-vjeçarin, thotë se e dashuron marrëzisht

David dhe Jo janë në lidhje që 18 muaj dhe thonë se nuk janë vetëm të dashuruar, por edhe miq të mirë, transmeton lajmi.net.

Ata ende nuk janë takuar personalisht, pasi David i cili nuk ka fëmijë, është në Bath dhe Jo, është në Myanmar, një zonë lufte ku udhëtimi është shumë i kufizuar.

Tact Watches

Megjithatë, dyshja shpresojnë që së shpejti të jenë në gjendje të udhëtojnë për t’u takuar dhe për t’u martuar pasi Jo, të jetë në gjendje të marrë vizë dhe pasaportë.

“Gjithmonë kam ndjekur zemrën time”, tha David. “Kur ka dashuri të fortë mes dy njerëzve, pse ta analizojmë atë?”.

Ndërkohë Jo tha: “Ne filluam të flasim me orë të tëra për gjithçka. E gjeta veten duke u dashuruar me të, sepse ai më mbështeti emocionalisht , është i sjellshëm dhe i dashur. Edhe zëri i tij është ngushëllues”.

David, i cili ishte martuar një herë në vitin 1980 dhe ishte beqar për më shumë se një dekadë, kishte kontaktuar vetëm dy vajza të tjera në faqe pasi u bashkua 18 muaj më parë.

David tha: “Jo, dukej shumë më e veçantë sepse ajo ishte e ngrohtë dhe e dashur dhe dikë që mendova se mund ta ndihmoja pasi ajo ishte studente. Megjithëse nuk kam mjete për të ndihmuar shumë financiarisht, mendimi për të qenë një mentor dhe mbështetës emocionalisht për një zonjë më të re më tërhoqi me të vërtetë”.

Dhe tani, 18 muaj më vonë, David dhe Jo flasin çdo ditë, ndonjëherë me orë të tëra, dhe megjithëse ai nuk i ka propozuar zyrtarisht, David e quan veten si i fejuari i saj. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Burri ia “sheh sherrin” Bitcoinit, një grua e mashtron dhe e detyron të investojë 180 mijë euro

admin

9-vjeçari me pasuri marramendëse, ka disa vetura super luksoze

admin

Hëngri gabimisht “Burger King” me proshutë derri, ja çfarë i ndodhi të riut mysliman

admin

Leave a Comment