September 27, 2021
Portali Shprehja

Studim i fundit: Celulari në makinë rrit rrezikun për aksident rrugor edhe kur është i fikur

Të kesh një celular në makinë rrit rrezikun e një aksidenti rrugor – edhe nëse është i fikur, tregojnë hulumtimet e fundit në Britaninë e Madhe.

Disa vullnetarë që morrën pjesë në studim, me një telefon në makinë që nuk ishte i ndezur, kishin më shumë gjasa për të shpejtuar ose për t’u përplasur, ndryshe nga ata që i linin telefonat në shtëpi.

30 dhe 40 njerëz në vit vriten në rrugët e Britanisë për shkak të aksidenteve të lidhura me përdorimin e celularëve nga shoferët.

Kohët e fundit edhë në vendin tonë është dalluar një rritje e aksidenteve rrugore, për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së lejuar dhe sinjalistikave rrugore.

Shoferët kanë katër herë më shumë gjasa të përplasen nëse marrin një telefonatë ose mesazh kur ngasin.

Rezultatet e studimit treguan se drejtuesit pranë një telefoni – edhe nëse është i fikur – bënë shumë më tepër gabime, e ngisnin me shpejtësi dhe kishin më shumë gjasa të përplaseshin me automjete të tjera.

Studiuesit thanë se rezultatet tregojnë se efekti i celularëve në sjelljen e shoferit është edhe më i madh nga sa mendohej.

Është e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar të përdorësh një celular gjatë drejtimit të automjetit, edhe nëse ke ndaluar apo qendron në trafik. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Zbulojeni këtu nëse jeni të varur nga telefoni celular

admin

TikTok nën hetime – A është me të vërtetë i sigurtë për fëmijët ky aplikacion?

admin

Porsche i vjetër i Tom Cruise shitet me çmim rekord – Kjo është vlera marramëndëse

admin

Leave a Comment