July 27, 2021
Portali Shprehja

Studimi i fundit: Të rriturit që marrin AstraZeneca kanë më pak antitrupa se ata që marrin Pfizer

Hulumtuesit e Kolegjit Imperial të Londrës zbuluan se më pak se 85 për qind e personave mbi moshën 80-vjeçare kishin nivel të vërejtshëm të proteinave që e luftojnë virusin dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës së AstraZeneca-s, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, gati 98 për qind e personave të kësaj grupmoshe që e kishin marrë vaksinën e Pfizer-it kishin antitrupa, shkruan Daily Mail.

Të gjeturat erdhën nga studimi më i madh vëzhgues në Britani, i njohur si REACT-2, përmes së cilit testohen në mënyrë të rastësishme mostrat e gjakut të qindra mijëra britanikëve.

Ndonëse antitrupat janë vetëm një pjesë e reagimit të përgjithshëm imunitar të organizmit kundër Covid-it, ekspertët thonë se rezultatet nuk ishin tërësisht të befaishme.

Profesori Ian Jones nga Universiteti i Reading-ut tha se vaksina e AstraZeneca-s kishte më pak gjasa që të nxisë imunitetin, sepse ajo varet në një virus të ftohtë e të dobësuar.

Në disa raste, trupi mund ta sulmojë këtë virus në vend të proteinave të Covid-it në sipërfaqen e tij, që rezulton në dështimin e vaksinës për ta nxitur imunitetin kundër Covid-it, tha ai. Vaksina e Pfizer-it nuk e ka këtë problem, sepse përdor një teknologji krejt tjetër.

Gjatë testimit, vaksina e AstraZeneca-s gjithashtu doli të jetë pak më e dobët në parandalimin e infeksionit me simptoma. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Çfarë të bëni kur nuk jeni të motivuar për asgjë

admin

Përmbytjet ‘pushtojnë’ Londrën, uji vërshon në metro

admin

Disa veprime të çuditshme që mund t’ju bëjnë të digjni aq kalori sa vrapi

admin

Leave a Comment