December 3, 2021
Portali Shprehja

Studimi shkencor: Njerëzit dembelë janë më të zgjuar dhe suksesshëm

Shkenca mbështet dembelizmin

Mesatarisht, njerëzit që janë më pak aktivë fizikisht priren të jenë më inteligjentë se njerëzit fizikisht më aktivë, sipas një studimi të vitit 2015, i publikuar në Journal of Health Psychology. Kërkuesit zhvilluan dhe një përshkrim interesant për “dembelizmin” – i quajtur “nevojë për njohuri” (need for cognition).

Tact Watches

Njerëzit që kanë këtë tipar dëshirojnë mënyra të strukturara dhe të arsyetuara për ta parë botën dhe shpesh bëjnë aktivitete që u ofrojnë stimulim intensiv mendor, të tillasi puzzles për brainstorming (lindje idesh) ose debate, shkruan lajmi.net.

Për studimin, kërkuesit përdorën një pyetësor për të vlerësuar “nevojën për njohuri”. 60 pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe (“mendimtarët” dhe “jo mendimtarët”) në bazë të përgjigjeve të tyre në pyetësor. Të gjithë pjesëmarrësish më pas u pajisën me gjurmues të aktivitetit (activity tracker) për një periudhë 7-ditore, duke u ofruar studiuesve një tablo të zakoneve të tyre

Të dhënat treguan se personat me një Koeficient Inteligjence (IQ) të lartë mërziten lehtësisht, duke i bërë ata më pak aktivë dhe të kalojnë më shumë kohë të angazhuar në mendime. Grupi më aktiv mërzitej lehtësisht kur do të duhej të qëndronte në një vend dhe të vëzhgonte mendimet abstrakte. Ata parapëlqenin ta stimulonin mendjen e tyre me punë aktive, si sport ose aktivitete të tjera fizike.

A janë njerëzit dembelë me të vërtetë më inteligjent dhe të suksesshëm?

Kjo me të vërtetë nuk ka kuptim. Por problemi mund të lidhet edhe mënyrën se si e shohim vetë dembelizmin – ka shumë të ngjarë që gjërat me të cilat e lidhim me dembelizmin, në fakt, nuk janë aspak tregues të dembelizmit.

Bill Gates është cituar shpesh pasi ka thënë se “zgjedh shpesh një person dembel për të bërë një punë të vështirë, pasi një njeri dembel do të gjejë një mënyrë më të thjeshtë për ta bërë”. Gjithsesi është e diskutueshme nëse Gates e ka thënë këtë, por kjo thënie përsëritet – dhe kjo për shkak se ka disa të vërteta në të.

Shumë mendimtarë kritikë (njerëz që kanë “nevojë të madhe për njohuri”) shqetësohen për të zvogëluar veprimet dhe parapëlqejnë në fakt të përdorin procese efikase. Ndoshta, në fund të fundit, punësimi i një personi dembel nuk është ideja më e keqe. Ata ka të ngjarë të jenë mendimtarë strategjikë që mund të gjejnë rrugë të shkurtra inteligjente, mënyra për të eliminuar problemet, të kursejnë kohë dhe të kontribuojnë me ide të reja dhe inovative për kompaninë.

“Dembelizëm i rremë”

Michael Lewis, autor bestseller i “Moneyball” dhe “The Big Short” nuk i është shmangur të quhet dembel.
“Përtacia ime shërben si një filtër”, tha ai një herë në një intervistë me Ryan Smith, CEO i kompanisë së sondazheve online Qualtrics.

“Diçka duhet të jetë me të vërtetë e mirë përpara se të vendos të punoj për të”. Perceptimi i përtacisë i Lewis është ai që mund të quhet “përtaci e rremë” – fakti që dembelizmi i tij ka kontribuar në suksesin e tij zhvlerëson stereotipat negative për të qenë një person dembel.

Videolojërat janë një tjetër shembull i “dembelizmit të rremë”. Shpesh videolojërat shihen si një aktivitet që s’kërkon ndonjë mendim, që luhen kryesisht nga njerëzit dembelë. Por kushdo që ka luajtur ndonjëherë në Fortnite e di që ajo kërkon një dozë të mirë mendimi strategjik dhe zgjidhje të problemeve. (problem-solving).

Edhe Elon Musk njihet se dikur ka qenë një lojtar aktiv dhe sigurisht është e vështirë të imagjinohet që dikush ta etiketojë atë dembel. Për vite të tëra ai ka punuar më shumë se 100 orë në javë dhe pa bërë pushime – sot Musk ka themeluar të paktën 6 kompani të suksesshme. Musk kurrsesi nuk mund të cilësohet “pak inteligjent”.

Edhe Mark Zuckerberg e Larry Page bëjnë pjesë në mesin atyre njerëzve të suksesshëm të cilëve u pëlqen të luajnë videolojëra.

Dhe sërish ne nuk mund të themi se këta dy njerëz janë dembelë dhe jo inteligjentë. Përfundimi është se “dembel” është një fjalë me një kuptim të gjerë. Megjithatë, provat sugjerojnë se ne duhet të jemi më të vëmendshëm për cilësitë e një personi që na shtyjnë të bëjmë atë gjykim. Ndërkohë, duhet të marrim në konsideratë të përqafojmë aspektet pozitive të dembelizmit tonë të brendshëm. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Traditat më interesante të Krishtlindjeve rreth botës

admin

A doni të jeni produktiv? Ja cilat zakone duhet të zbatoni

admin

328 milionë orë shikueshmëri: Ky është filmi që thyen rekordin si filmi më i shikuar i të gjitha kohërave

admin

Leave a Comment