1.2 C
Skopje
December 4, 2019
Informacione Vendi

Suedia do te vazhdoje mbeshtetjen per Maqedonine e Veriut

Jam e vetëdijshme për zhgënjimin e Maqedonisë së Veriut që edhe përskaj të gjitha përpjekjeve nuk mori datë për fillim të negociatave, Suedia edhe më tej ofron mbështetje për proceset integruese në rajon. Kështu është shprehur ministrja e jashtme e Suedisë, Ana Linde, gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e saj Nikolla Dimitrov. Ajo nënvizoi se gjatë vizitës së saj në Shkup ka folur detalisht për agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se Suedia e përshëndet përparimin e rëndësishëm tek reformat gjyqësorit dhe luftën kundër korrupcionit. Linde nënvizoi se Marrëveshja historike e Prespës është e rëndësishme për properitetin e të gjithë rajonit. “Jam e vetëdijshme për zhgënjimin pas mosmarrjes së vendimit edhe përskaj të gjitha përpjekjeve që i bëri Maqedonia e Veriut edhe përmes Marrëveshjes së Prespës për ndryshim të emrit. Suedia edhe më tej ofron mbështetje për proceset integrative në rajon, Suedia zhvillon diskutim për revizionin e procesit të zgjerimit dhe edhe më tej do të japim mbështetje p[ër integrimet e RMV-së. Dekomracia është një sfidë dhe problem në shumë pjesë të botës, përfshirë edhe Evropën. Suedia angazhohet për zhvillim më pozitiv në këtë fushë. Në RMV do të japim mbështetje për zhvillimin e mediave dhe lirive”, theksoi Ana Linde, ministre e Jashtme e Suedisë. E pyetur për non papërin francez, Linde tha se duke pasur parasysh faktin që ai dokument është paraqitur të premten, nuk mund të thotë asgjë në mënyrë të detajuar pa e përfunduar analizën tërësisht. Ajo vetëm nënvizoi se Suedi dëshiron të sheh reformim të mënyrës së si zhvillohet procesi i anëtarësimit dhe se e përshëndesin këtë diskutim. Lidhur me non paperin francez foli edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, i cili poashtu tha se ky dokument tani për tani është një lëndë e analizave më thelbësore. Dimitrov tha se vizita e ministres suedeze në këto momente vjen si një inkurajim pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, ai nënvizoi se në takim është biseduar për implikimet nga ky vendim, për procesin reformues të vendit dhe për gjendjen në vend dhe rajon.

Artikuj të ngajshëm

Sot nis gjykimi i serbit nga Peja që dyshohet për krime lufte

shprehja

Taravari porosi ministrit Ademi për diplomat e drejtorëve e funksionarëve të BDI-së

shprehja

Si do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut

shprehja