January 27, 2021
Portali Shprehja

Sulm me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, plagoset një person

Dy persona janë sulmuar nga tre persona të tjerë sonte rreth orës 20:55 në një pikë karburanti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Milloshevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, fillimisht ka pasur rrahje mes tyre dhe më pas është përdorur arma.

Krasniqi tha se një person është plagosur dhe është nisur për në QKUK.

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti, dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty, fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po ekzaminon vendin dhe po grumbullon prova për të kompletuar rastin”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Nën kërcënimin e armës, shtetasit të Turqisë i vidhen një mijë euro në Pejë

admin

Tentuan të vjedhin dele, policia arreston tre persona në Lipjan

admin

Theret me thikë një person në Prizren

admin

Leave a Comment